Ramush Haradinaj: Integrimi euroatlantik dhe forcimi i marrëdhënieve Kosovë–Shqipëri mbeten prioritet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën diskutoi për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për proceset strategjike që i presin dy vendet. Haradinaj vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve shqiptare mbetet prioritet i përhershëm. Në takim u diskutua veçanërisht për sigurinë rajonale dhe proceset integruese, me fokus të veçantë synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në NATO. Sipas Haradinajt, forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë–Shqipëri dhe integrimi ndër shqiptar janë domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për një të ardhme më të sigurt. Ai shprehu gjithashtu falënderim për përkushtimin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Edi Rama, ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore në Hagë, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme institucionale të Shqipërisë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Murat Jashari, do të duhej të ishte kryetar i Kosovës, i krejt qytetarëve, jo i manipulimeve të partive politike

Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, në një intervistë ekskluzive për VOX Kosova ka thënë se nuk është i interesuar të bëhet president i Kosovës

Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, në një intervistë ekskluzive për VOX Kosova ka thënë …