Tema të tjera...
Moldavia dërgon kontingjentin e ri paqeruajtës në Kosovë, 41 ushtarë i bashkohen misionit të KFOR-it
23/07/2026
Rrustem Mustafa kërkon reformë në drejtësi: Sistemi i tanishëm po mbetet peng i së kaluarës
23/07/2026
Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se subjekti i saj politik nuk do të mbështesë një kandidat për president që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar nevojën për një figurë konsensuale që përfaqëson unitetin qytetar. Çitaku tha se Kosova ka nevojë për një president që nuk i ka borxh politik asnjë partie dhe që është në gjendje të mbrojë rendin kushtetues, edhe në raport me Qeverinë. Sipas saj, presidenti i ardhshëm duhet të jetë një personalitet burrë ose grua që reflekton unitetin qytetar, nuk është figurë partiake dhe garanton mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo theksoi se PDK synon arritjen e një marrëveshjeje të gjerë politike për zgjedhjen e një presidenti konsensual, i cili do të përfaqësojë interesin e të gjithë qytetarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
