Punimet për ndërtimin e lapidarëve të dëshmorëve në fshatrat Maznik dhe Dashinoc po zhvillohen me ritëm të shtuar

Punimet për ndërtimin e lapidarëve të dëshmorëve në fshatrat Maznik dhe Dashinoc të komunës së Deçanit po zhvillohen me ritëm të shtuar dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Këta lapidarë përfaqësojnë një simbol të përhershëm respekti dhe mirënjohjeje për bijtë dhe bijat më të denjë të atdheut, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë që e gëzojmë sot. Kujtimi për veprën e tyre do të mbetet i gjallë ndër breza, ashtu si edhe përkushtimi ynë për ta nderuar sakrificën e tyre sublime.

Do të vazhdojmë angazhimin që këto punime të përmbyllen me cilësi dhe përkushtim, duke siguruar hapësira të denja për nderim dhe përkujtim, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit postuar në rrjete sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë fton gratë dhe vajzat që të aplikojnë për Trajnime dhe Grante në Sektorin e Përpunimit

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të komunës së Malishevës ka shpallur njoftimin për …