Komuna e Skenderajt të shtunën përkujton 28-vjetorin e Betejës së Qirezit dhe Likoshanit

Me rastin e 28-vjetorit të Betejës së Qirezit dhe Likoshanit, si dhe në nderim të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë, Komuna e Skenderajt fton qytetarët, familjet e dëshmorëve, përfaqësues institucionalë dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në homazhet përkujtimore.

Homazhet do të mbahen më datë 28 shkurt, ditën e shtunë, në Kompleksin Përkujtimor në Qirez dhe Likoshan, duke filluar nga ora 11:00.

Kjo ditë shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të re, duke kujtuar sakrificën dhe qëndresën e popullit tonë për liri.

Komuna e Skenderajt Ju mirëpret që të bëhemi bashkë për të nderuar me dinjitet kujtimin e të rënëve.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …