Bashkëpunimi me UNICEF është kyç për politikat që fuqizojnë fëmijët dhe familjet

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama përmes një postimi të tij në Facebook, ka njoftuar se ka pritur në Odën e Kryeqytetit, Shefen e UNICEF-it, znj. Veronika Vashchenko. Sipas njoftimit Rama dhe Vashchenko kanë diskutuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përfshirës.

Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj partneriteteve që krijojnë ndikim të drejtpërdrejtë dhe vlerë afatgjate për qytetarët. Sipas kryetarit Rama, bashkëpunimi me UNICEF-in është kyç për politikat që fuqizojnë fëmijët dhe familjet.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …