Kanë filluar gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në afërsi të Minierës në Shtaval, afër Sijenicës

Rivarrimi i tre viktimave të luftës më 27 shkurt në Klinë, u identifikuan përmes analizës së ADN-së

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se mbetjet mortore të tre viktimave të luftës në Kosovë, Bali Pajazit Gashi, Fadil Shaban Elezaj dhe Masar Ymer Dushi, do të rivarrosen të premten, më 27 shkurt 2026, në Klinë, sipas kërkesës së familjarëve. Sipas njoftimit zyrtar, viktimat ishin pjesë e Listës së Personave të Zhdukur dhe janë identifikuar së fundmi falë analizave shkencore të ADN-së, pas një procesi të gjatë kërkimi dhe verifikimi. Komisioni bëri të ditur se mbetjet mortore të tyre janë zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin, një nga lokacionet ku janë gjetur mbetje të viktimave të luftës në Kosovë. Ceremonia e rivarrimit do të organizohet nga Komuna e Klinës, me përkrahjen institucionale të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve. Në njoftim, Komisioni ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, duke riafirmuar përkushtimin institucional për vazhdimin e përpjekjeve në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: PDK nuk voton kandidat të VV-së për president, kërkon figurë konsensuale dhe unifikuese

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se subjekti i saj politik …