Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj kritikon Abdixhikun dhe Hamzën: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, jo t’ia zgjedhin Kurtit presidentin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër liderët opozitarë lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Gjatë një aksioni simbolik të mbajtur pranë selisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Molliqaj e quajti kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhiku, “servil të Albin Kurtit”, ndërsa kritikoi edhe kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, për atë që e cilësoi si qasje naive në raport me pushtetin. Sipas tij, Abdixhiku dhe Hamza po i shërbejnë “hegjemonisë” së kryeministrit Albin Kurti në procesin e zgjedhjes së presidentit, duke vepruar, siç tha ai, për interesa të ngushta politike. “Ne duhet të jemi këmbëngulës për t’i mbajtur përgjegjës. Nuk është çështje e një emri të presidentit, por e faktit se kjo i shërben këtij pushteti. Pas pesë vitesh do të flasim për dëmet që shkaktohen”, është shprehur Molliqaj. Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme politike është rikthimi te qytetarët përmes zgjedhjeve të reja. “Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, e jo t’ia zgjedhë presidentin. Populli i Kosovës nuk ia ka dhënë 80 deputetë Albin Kurtit për ta zgjedhur presidentin. Le ta vendosë populli”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …