Ramush Haradinaj akuzon Kurtin: Procesi i zgjedhjes së presidentit po përdoret për ta çuar vendin në zgjedhje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se procesi i zgjedhjes së presidentit po përdoret si mekanizëm politik për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Sipas Haradinajt, Kurti po synon krijimin e një situate politike që do të përfundojë me shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. “Krejt çka i ka marrë prej Vjosës, fare s’po i investon për Vjosën. Dhe nëse e qet ka me qit veç me na çu në zgjedhje. Kurti është ka don me na çu në zgjedhje, dhe në zgjedhje po na çon. I kisha thënë presidentes fare mos i mbledh nënshkrimet, se është veç me të vonu e me të poshtru”, është shprehur Haradinaj.Ai shtoi se kryeministri, sipas tij, synon kontroll të plotë politik dhe nuk po tregon “mëshirë politike” ndaj aktorëve të tjerë në skenën politike, duke aluduar edhe në raportin me presidenten aktuale Vjosa Osmani. Procesi i zgjedhjes së presidentit në Kosovë po zhvillohet brenda një afati të ngushtë kushtetues. Mandati i presidentes aktuale përfundon më 4 prill 2026, ndërsa afati i fundit për votimin e presidentit të ri është 4 mars 2026. Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy rundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota nga 120 deputetë dhe çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga 30 nënshkrime deputetësh. Nëse asnjë kandidat nuk arrin shumicën e nevojshme në dy rundet e para, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama bën ndryshime në Qeveri: Emërime të reja në disa ministri kyçe

Mbledhja e grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë ka prodhuar ndryshime të rëndësishme në …