Kuvendi i Komunës së Ferizajt mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga kryesuesi Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje morën pjesë edhe nënkryetari i komunës, Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në kuadër të funksionimit institucional, kuvendarët shqyrtuan propozim-vendimet për plotësim-ndryshimin e vendimeve për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete. Në këtë kuadër, Fisnik Nazifi u zëvendësua nga Doruntinë Azizi, ndërsa Xhemajl Jashari, nga Komiteti për Komunitete, u zëvendësua me Luljeta Jasharin.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtua edhe propozim-vendimi për plotësimin e Statutit të Komunës së Ferizajt.

Poashtu, u diskutua për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi dhe për caktimin e përfaqësuesve të Kuvendit në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në fushën e arsimit, kuvendarët shqyrtuan propozimin për përcaktimin e anëtarëve të komisionit për ndarjen e bursave për studentët për vitin akademik 2025/2026, ku u caktuan Ridvan Berisha nga PDK dhe Hysen Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami, paraqiti propozim-vendimin për ndarjen e subvencioneve për vitin 2026, me qëllim të mbështetjes së fermerëve lokalë dhe zhvillimit të prodhimit bujqësor.

Kuvendi trajtoi edhe çështje që lidhen me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, përfshirë propozimin për lirimin nga pagesa e qirasë për Shoqatën “Yjet e Zemrave”, si dhe plotësim-ndryshime të vendimeve të mëparshme komunale.

Në përfundim të mbledhjes, kuvendarët paraqitën pyetje, kërkesa dhe diskutime të ndryshme lidhur me çështje me interes për qytetarët, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve komunale.

Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizajt konsiderohet një hap i rëndësishëm në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe realizimin e prioriteteve të komunës për vitin 2026.

Kontrolloni gjithashtu

Punimet për ndërtimin e lapidarëve të dëshmorëve në fshatrat Maznik dhe Dashinoc po zhvillohen me ritëm të shtuar

Punimet për ndërtimin e lapidarëve të dëshmorëve në fshatrat Maznik dhe Dashinoc të komunës së …