Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të tij, priti në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, me të cilin diskutoj për bashkëpunimin në arsimin dual dhe iniciativat për avancimin e standardeve profesionale.

Si lider në zbatimin e arsimit dual, Qendra për Arsim Dual në kuadër të OEK-ut do të shërbejë edhe për edukim praktik të nxënësve dhe studentëve, duke forcuar kapacitetet dhe shërbimet për bizneset e Kryeqytetit.

Zhvillimi ekonomik kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje konkrete, ka deklaruar kryetari Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …