Edita Tahiri

Edita Tahiri: Presidenti të zgjidhet me konsensus politik, Kosova ka nevojë për stabilitet

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike rreth zgjedhjes së presidentit, duke bërë thirrje që partitë politike të kenë hapësirë për të arritur marrëveshje për një kandidat konsensual. Përmes një reagimi publik, Tahiri theksoi se përpjekjet individuale për vetë-ofrim apo lobime politike nuk i shërbejnë procesit, ndërsa vlerësoi si dinjitoz refuzimin për përfshirje në garë nga familja e heroit Adem Jashari. Sipas saj, pajtimi ndërmjet partive kryesore politike është thelbësor, pasi nga një marrëveshje e tillë përfiton vetë Kosova, duke fituar stabilitet institucional dhe duke shmangur bllokimet politike që kanë shënuar vitin e kaluar. Tahiri theksoi se zgjedhja e presidentit nuk duhet të jetë vetëm një formalitet politik, por një proces që garanton funksionim normal të institucioneve dhe stabilitet afatgjatë për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limajn për president

 Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të …