Bajram Begaj, ka biseduar me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione e operacione jashtë vendit

Bajram Begaj në Shkup: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popull shtetformues dhe faktor stabiliteti

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve përbëjnë një shembull pozitiv të bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësor. Begaj deklaroi se të dy shtetet janë të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe brenda organizatave ndërkombëtare, duke vlerësuar raportet miqësore dhe intensive ndërmjet Tiranës dhe Shkupit. Në fjalën e tij, presidenti shqiptar i kushtoi vëmendje të veçantë rolit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ata përbëjnë një popull shtetformues dhe një faktor të rëndësishëm për stabilitetin politik, qeverisjen dhe orientimin euroatlantik të vendit. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zbatimit të Marrëveshja Kornizë e Ohrit, duke theksuar se ajo nuk është vetëm çështje teknike, por themel për kohezion social, bashkëpunim ndëretnik dhe funksionim institucional në vend.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate propozon Fatmir Limajn për president

 Teksa skena politike në Kosovë vazhdon të dominohet nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të …