Nis dëshmia e parë në procesin “Thaçi II”, dëshmitari paraqitet nën masa të rrepta mbrojtëse

Procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkë-të akuzuarve ka hyrë në një fazë të re, pasi në seancën e sotme ka dëshmuar dëshmitari i parë i Prokurorisë Speciale, i cili është paraqitur para trupit gjykues me identitet të mbrojtur. Pas përfundimit të deklaratave hyrëse, dëshmitari është sjellë në sallën e gjyqit nën masa të veçanta sigurie, ndërsa gjykata ka aplikuar edhe ndryshimin e zërit për të garantuar anonimitetin e tij. Para nisjes së dëshmisë, ai bëri betimin solemn se do të japë deklarim të vërtetë. Sipas procedurës, fillimisht dëshmitari është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa seanca e marrjes në pyetje pritet të vazhdojë javën e ardhshme me kundër-pyetjet nga ekipet mbrojtëse të Thaçit dhe të bashkë-të akuzuarve, përfshirë Hajredin Kuçi, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu. Të akuzuarit po përballen me pretendimet e Prokurorisë për pengim të drejtësisë, ndërsa procesi po ndiqet me interes të shtuar publik për shkak të rëndësisë politike dhe juridike të çështjes.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: Kosova ka nevojë për kompromis politik dhe stabilitet institucional

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje që forcat politike në Kosovë të …