Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi- Buzhala, Besa Kryeziu – Ramaj dhe nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” si dhe Isuf Morina nga Kryqi i Kuq – Dega në Malishevë
Mirushe Krasniqi- Buzhala ,koordinatore e projekteve së bashku me Besa Kryeziu – Ramaj dhe nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” si dhe Isuf Morina nga Kryqi i Kuq – Dega në Malishevë, drejtpërdrejt e njoftuan kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin, ku e shoqëronte shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi, që po punojnë për katër projektet e ku do të janë në garë mes 40 shkolla në nivel të Kosovës.
Projektet përqendrohen në mbrojtjen e mjedisit, aktivitete bamirësie, si dhe në kreacione arti e kulture me qëllim vetëdijesimin e shoqërisë.
Kryetari, Kastrati shprehu mbështetjen e plotë për këto iniciativa dhe projektet, që sapo kanë filluar fazën e parë të garës së konkurrimit, duke ju uruar suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në këtë garë të rëndësishme, për ta, bashkëpunim me bizneset dhe qytetarët e komunës së Malishevës.