Qeveria e udhëhequr nga kryeministriAlbin Kurti e ka mbyllur tremujorin e katërt të vitit 2025 me rritje të shpenzimeve dhe rënie të të hyrave, duke thelluar hendekun mes arkëtimeve dhe obligimeve buxhetore. Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2025 arritën në 1 miliard e 170.8 milionë euro, krahasuar me 1 miliard e 134 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (27.5%), kompensimi i punëtorëve (20.2%), formimi i kapitalit bruto (18.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (13.5%). Në anën tjetër, të hyrat buxhetore në TM4 2025 ishin 920.4 milionë euro, më pak se 941.6 milionë euro sa ishin në TM4 2024. Struktura e të hyrave dominohet nga tatimet në produkte (70.7%), tatimet rrjedhëse në të ardhura (14%) dhe të hyrat nga aktivet dhe detyrimet financiare (6.2%). Rritja e shpenzimeve e kombinuar me rënien e të hyrave sinjalizon presion të shtuar mbi financat publike dhe ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë fiskale nëse trendi vazhdon edhe gjatë vitit 2026.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
