Komuna e Deçanit mbajti takim me Këshillin Organizativ dhe me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së dega në Deçan

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj , u mbajt takimi me Këshillin Organizativ së bashku me përfaqësues të Shoqatave të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të përcaktuar agjendën e aktiviteteve në nderim dhe përkujtim të datave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, z. Sami Cacaj.

Gjatë takimit u diskutua për organizimin e aktiviteteve përkujtimore në nderim të 24 Marsit 1998, në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri dhe të 28-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës sonë, e lidhur me qëndresën heroike të familjes Haradinaj.

Po ashtu, aktivitetet do të shënojnë edhe 24 Marsin e vitit 1999, ditën e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, një moment historik që i hapi rrugë çlirimit të vendit tonë.

Në përfundim, u theksua rëndësia që këto përvjetorë të shënohen me dinjitet dhe respekt për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe N.P.L. “Ambienti” Sh.A nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nënkryetari i Komuna e Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Alberton …