Fiknete Mazrrekaj: Njëvjetori nga ndarja fizike e profesorit të madh, bacës Ahmet Qeriqi, na sjell në kujtesë figurën e njeriut të dijes

Njëvjetori nga ndarja fizike e profesorit të madh, bacës Ahmet Qeriqi, na sjell në kujtesë figurën e njeriut të dijes, të sakrificës dhe të qëndresës, si dhe shembullin më të mirë të dashurisë për atdhe.

Baci Ahmet i takon brezave të burrave të mëdhenj që qëndruan të pathyeshëm dhe nuk u përulën kurrë para padrejtësive ndaj kombit të tyre. Ai ishte dhe mbetet përjetësisht frymëzim për breza, duke sjellë guximin dhe shpresën për atdheun e lirë.

Ishte njeriu që mbolli tek ne frymën e atdhedashurisë dhe besimin se sakrifica dhe gjaku i derdhur për liri nuk humbasin kurrë.

Edhe pse sot nuk është në mesin tonë, vepra, kontributi, sakrifica dhe shpirti i tij i madh patriotik do të jetojnë përgjithmonë në zemrat e atyre që i njohin këto vlera madhështore.

Baci Ahmet, trashëgimia jote mbetet zë i zemrës, flakë lirie dhe krenari e përjetshme në atdheun tonë të lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …