Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila për rreth 28 vite ka kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ahmet Hajdari” në Beguncë.

Me rastin e pensionimit të saj, znj. Xhemajli u prit në një takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti.

Kryetari Haliti vlerësoi lartë kontributin shumëvjeçar të mësimdhënëses Xhemajli, duke theksuar rolin e saj në edukimin dhe formimin e gjeneratave të shumta të nxënësve. Ai gjithashtu nënvizoi kontributin e saj të rëndësishëm gjatë viteve të ’90-ta, në kohën e shtet ndërtimit dhe të organizimit të arsimit në rrethana të vështira.

Me këtë rast, kryetari Sokol Haliti i ndau znj. Xhemajli edhe një mirënjohje, si shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e saj shumëvjeçar në fushën e arsimit.

Fjalë mirënjohjeje për znj. Xhemajli shprehën edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, si dhe drejtori i shkollës në Beguncë, Raif Musliu, të cilët vlerësuan përkushtimin dhe punën e saj të palodhshme ndër vite. Ata theksuan se kontributi i saj do të mbetet një shembull i mirë për mësimdhënësit dhe gjeneratat që do të vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skenderaj u mbajt ceremonia e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për gratë fermere

Në komunën e Skënderajt të martën u organizua ceremonia e shpërndarjes së mjeteve bujqësore për …