Me rastin e Ditës së Verës, pronari i SHARR Travel dhe kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, përmes një konference për media në Durrës të Shqipërisë ka hapur sezonin turistik veror “Vera të thërret – Shqipëria të mirëpret”, raporton EO.
Ai tha se për këtë sezon, kompania Sharr Travel, e cila shënon 30-vjetorin e saj, do të ofrojë zbritje deri në 30% për klientët dhe synon të tejkalojë shifrën gjashtëshifrore të udhëtarëve.
Kurtishaj shtoi se promovimi do të vazhdojë në destinacionet kryesore bregdetare, përfshirë Vlorën, Sarandën, Ksamilin, Shëngjinin, Velipojën dhe Ulqinin, duke e bërë sezonin veror tërheqës jo vetëm për turistët nga Kosova, por edhe nga e gjithë Europa.
“Sot, në Ditën e Verës, po e nisim zyrtarisht sezonin veror këtu në Durrës, në një nga resortet shumë të mira, Hotel Bonita. Në të njëjtën kohë po hapim edhe fushatën turistike “Vera Thërret – Shqipëria të mirëpret”, së bashku me Sharr Travel, agjensionin më të madh mbarë-shqiptar të udhëtimeve dhe paketave turistike. Nga brigjet e Durrësit do të vazhdojmë promovimin edhe në destinacionet tjera të bregdetit si Vlora, Saranda, Ksamil, Shëngjini, Velipoja dhe Ulqini – kudo ku flitet shqip dhe ku pushimet shqiptare janë bërë gjithnjë e më të kërkuara”, tha ai.
Ai shtoi se kompania ka ofruar oferta promocionale ekonomike me çmime speciale për Bajramin dhe për diasporën.
“Sharr Travel është gati për sezonin veror, me oferta të shumta dhe me bashkëpunime me resortet dhe hotelet më të mira në bregdetin shqiptar. Me afrimin e Bajramit kemi edhe oferta promocionale ekonomike me çmime speciale, të cilat mund të rezervohen përmes Sharr Travel. Këtë vit kompania shënon edhe 30-vjetorin, dhe me këtë rast kemi lansuar oferta me deri 30% zbritje, si falënderim për klientët tanë besnikë. Vetëm vitin e kaluar kemi pasur mbi 80 mijë klientë, ndërsa këtë vit synojmë ta kalojmë shifrën gjashtëshifrore të udhëtarëve. Gjithashtu kemi oferta të veçanta edhe për diasporën, në hotelet më luksoze të bregdetit shqiptar, me 10% zbritje dhe dhoma deluxe për rezervimet e bëra deri më 30 mars 2026. Sa më herët të bëhen rezervimet, aq më shumë përfitime dhe çmime më të mira do të ketë për pushuesit”.
“Siç dihet tashmë, Sharr Travel është një nga kompanitë më të mëdha të turizmit në Kosovë dhe bashkëpunon me resortet më prestigjioze në bregdetin shqiptar. Prandaj i ftojmë të gjithë që të përfitojnë nga early booking, që ndihmon shumë si në aspektin financiar, ashtu edhe në sigurimin e dhomave dhe çmimeve më të mira për pushimet verore”, tha ai.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
