Në Bjeshkën e Madhe në Deçan u zhvillua me sukses gara e skijimit “Bjeshka e Madhe 2026”.
Në mes të bukurive të bjeshkëve dhe në një atmosferë të shkëlqyer sportive, shumë garues dhe dashamirë të skijimit u bënë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë.
Kjo garë u organizua nga Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës dhe Shoqatën Bjeshkatare “Mariashi”, dhe në të mori pjesë edhe kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, duke dhënë mbështetjen e tij për zhvillimin e sporteve dimërore.
Urime të gjithë garuesve për përkushtimin dhe performancën e tyre, ndërsa falënderim i veçantë për të gjithë organizatorët dhe kontribuuesit që bënë të mundur realizimin e kësaj dite të bukur sportive në bjeshkët tona.
Bjeshkët e Deçanit vazhdojnë të jenë vendtakim për sportin, natyrën dhe energjinë pozitive.