U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete të komunës së Deçanit. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i komitetit, z. Shkëlzen Berisha. Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e komitetit, përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të OSBE-së, zyrtarë policorë.

Kryesuesi i komitetit përshëndeti të pranishmit dhe më pas vazhdoi me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës. Fillimisht u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar.

Gjatë mbledhjes u paraqit edhe raporti nga Zyra Lokale për Komunitete dhe Kthim (ZLK). Përfaqësuesi i kësaj zyre, z. Shaban Pejqinoviq, theksoi se gjatë periudhës së fundit nuk ka pasur raste të kthimit të komuniteteve, por janë paraqitur disa kërkesa nga qytetarët.

Në mbledhje ishte e pranishme edhe përfaqësuesja nga Qendra për Punë Sociale, znj. Amella Pejqinoviq. Gjatë diskutimit, ajo iu përgjigj pyetjeve të anëtares së Kuvendit Komunal, znj. Albesa Cacaj, lidhur me numrin e familjeve nga komunitetet që janë të regjistruara si përfitues të ndihmës sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti studenten e talentuar Bademe Krasniqi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në zyrën e tij studenten e …