Spitali i Ri i Ferizajt është investimi që meriton Ferizaj e ferizajasit tash e sa vite

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur lajmin për vazhdimin e punimeve për Spitalin e Ri të Ferizajt.

Në një postim të tij në facebook, kryetari Aliu ka shkruar:

Spitali i Ri i Ferizajt është investimi që meriton Ferizaj e ferizajasit tash e sa vite

Lajmin për vazhdimin e punimeve për Spitalin e Ri të Ferizajt e mirëpret secili ferizajas e banorë i Regjionit tonë, për t’i dhënë fund pritjes mbi një dekadëshe për këtë institucion që ka nevojë secili ferizajas.

Falënderoj ministrin Arben Vitia dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për bashkëpunimin dhe hapat e përbashkët drejt përfundimit këtij projekti madhor.

Urojmë sa më shpejt realizimin e punimeve që Ferizaj e regjioni ynë ta ketë Spitalin e Ri Regjional, ka shkruar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …