Në Skenderaj u përurua stacioni i ri i autobusëve

Në Skenderaj të mërkurën u përurua stacioni i ri i autobusëve, një projekt konkret drejt një qyteti më modern, më të rregullt dhe më funksional.

Një hapësirë dinjitoze për qytetarët dhe një standard i ri për transportin publik.

Në ceremoninë e prerjes së shiritit morën pjesë Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari Fadil Nura, Kryesuesja e Kuvendit komunal, Adelina Spahiu-Alija, deputetet Ariana Musliu-Shoshi, dhe Sala Jashari, së bashku me shumë qytetarë.

“Sot përuruam stacionin e ri të autobusëve, një projekt konkret drejt një qyteti më modern, më të rregullt dhe më funksional. Një hapësirë dinjitoze për qytetarët dhe një standard i ri për transportin publik. Vazhdojmë përpara me projekte që bëjnë ndryshimin!”, ka shkruar Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit përfundon projektin e sistemeve Bio-Septike

Komuna e Rahovecit ka përfunduar me sukses ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, …