Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Shëndetit Oral, aktivitet i realizuar në kordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Kjo ditë është shënuar përmes dy aktiviteteve:

Në shkollën e mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozharan dhe tjetra në SHFMU “ Dëshmorët e 5 prillit” në Smirë.

Stomatologet e QMF-së në Pozharan Dr.Mimoza Rama dhe Dr.Adelinë Kastrati para nxënësve të shkollës së mesme kanë folur për rëndësinë e higjienës së mirë të gojës, e cila sipas tyre është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë.

Ndërsa, stomatologët e QKMF-së në Viti Dr.Almira Rama, Dr.Naza Sahiti dhe Dr.Durim Rexhepi kanë folur për kujdesin e shëndetit oral para nxënësve të klasëve të 5-ta në Smire, duke iu ofruar fëmijëve edhe nga një dhuratë simbolike dhe broshura.

Përndryshe stomatologët në fjalë kanë shpjeguar që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrollojë dhëmbët dy herë në vit tek stomatologu.

Dr.Vjollca Kadolli-Halili falënderoi DKA në Viti dhe menaxherët e profesorët e të dy shkollave për bashkëpunim, si dhe theksoi se QKMF në Viti, po mundohet të shënoj ditët e promocionit të shëndetit kombëtar, ku përmes aktiviteteve simbolike synojmë të rrisim vetëdijesimin qytetar për sëmundje të ndryshme. Bëhet me dije se kjo ditë organizohet çdo 20 mars, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …