Albin Kurti sërish fajëson opozitën: Shmangie përgjegjësie për Ligjin për të Huajt?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikthyer narrativën e njohur të fajësimit të opozitës për çështje aktuale, kësaj radhe lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. I pyetur nga gazetarët, Kurti deklaroi se qeveria e tij “vetëm po e zbaton ligjin e para 13 vjetëve”, duke ia atribuar kështu përgjegjësinë pushtetit të kaluar. Kjo qasje po shihet si tentativë për të shmangur përgjegjësinë politike në një moment kur vendimet e qeverisë janë nën vëzhgim të shtuar publik dhe ndërkombëtar. Pavarësisht se ligji është i mëhershëm, kritikët theksojnë se mënyra e zbatimit dhe marrëveshjet e reja janë plotësisht përgjegjësi e ekzekutivit aktual. Ndërkohë, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, konfirmoi se pas takimit të emisarin të BE-së, Peter Sorensen, me Kurtin, është arritur një pajtim për nisjen e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet, me disa masa shtesë “përmbajtjesore”. Vetë Kurti ka deklaruar se procesi do të zhvillohet në koordinim të ngushtë me BE-në dhe përfaqësuesit e komunitetit serb lokal, duke e paraqitur këtë si një hap drejt “fuqizimit të të drejtave”. Megjithatë, kjo deklaratë bie në kontrast me retorikën e mëhershme, duke ngritur pikëpyetje për konsistencën e qëndrimeve të tij politike. Në një klimë politike të tensionuar, deklaratat e fundit të Kurtit rrezikojnë të thellojnë ndarjet politike, duke forcuar perceptimin se përgjegjësia për vendimet aktuale po zhvendoset vazhdimisht te e kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Kaja Kallas

Kaja Kallas: BE kërkon fundin e luftës në Lindjen e Mesme, kundër çdo përshkallëzimi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për përfundimin …