Kryetari Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtor vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, deputeten znj. Time Kadrijaj dhe drejtorin z. Rifat Stojkaj, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan, ku përcollën urimet e tyre për këtë festë të shenjtë.

Urimet iu adresuan Kryetarit të Këshillit, z. Naser Tolaj dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe përmes tyre të gjithë besimtarëve myslimanë.

Në këtë ditë feste, ju urojmë paqe, shëndet, harmoni familjare, mirëqenie dhe begati në jetën tuaj.

Gëzuar Fitër Bajrami!

Kontrolloni gjithashtu

Në Kijevë ka filuar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare

Sot në Kijevë ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare, duke ofruar kushte …