Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar të gjithë qytetarët e besimit islam:
“Të dashur miq,
Pas një muaji sakrifice e përkushtimi përmes agjërimit, festa e Fitër Bajramit na forcon besimin, na rrit solidaritetin dhe na afron pranë njëri-tjetrit.
Në këtë ditë të bekuar, ju uroj nga zemra shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja!