Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga homologu i tij, Olaf Hausmann, në Kirchhain.
Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore, duke reflektuar bashkëpunimin e gjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy komunave, të cilat prej vitesh janë të binjakëzuara dhe kanë ndërtuar marrëdhënie të forta partneriteti.
Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti e falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të këtyre raporteve. Ai gjithashtu e ftoi kryetarin Hausmann që të vizitojë Komunën e Vitisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
