Në Gllogjan u bënë homazhe në nderim të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot

Duke përkujtuar me nderim të thellë dëshmorët e Kombit, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë të përhershme për sakrificën e tyre sublime në shërbim të lirisë dhe atdheut, ka deklaruar kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj gjatë shënimit të 28-vjetorit të luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit.

Në 28-vjetorin e 24 Marsit 1998, ditës që shënoi fillimin e luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit, sot u bënë homazhe në nderim të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë që gëzojmë sot.

Me krenari dhe mirënjohje të veçantë kujtojmë dëshmorët e parë të kësaj dite historike: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

24 Marsi mbetet një ndër datat më të rëndësishme dhe më të lavdishme të historisë sonë kombëtare – simbol i qëndresës, sakrificës dhe luftës për liri, i lidhur ngushtë me familjen Haradinaj dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Shprehim mirënjohje të thellë për aleatët tanë ndërkombëtarë, në veçanti për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e tyre vendimtare.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti me nderim të thellë dhe përgjegjësi institucionale, kujton 24 marsin, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë. z. Sokol Haliti  me anë të një postimi në Facebook, …