Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka takuar z. Blerim Gashanin, Ministër i Sportit dhe Rinisë.

Kryetari Rama ka theksuar se Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Prishtinë në vitin 2030.

Gjatë këtij takimi u koordinuan hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.

Po punojmë tha Rama që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …