Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja e muajit mars, seanca e tretë e rregullt për këtë vit kalendarik
RENDI I DITËS ishte me 16 pika të rregullta dhe 2 pika shtesë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës personave fizikë dhe juridikë, P-00214-1 ZK-Zoqisht;
3. Shqyrtimi dhe miratimi vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00214-1, ZK-Zoqisht;
4. Shqyrtimi dhe miratimi vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së parcelës P-02240-80, në zonën kadastrale Rahovec;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien e pronës në shfrytëzim afatgjatë, P- 09038-2 ZK Rahovec (Park Plaza);
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit nr. 36, në sipërfaqe të përgjithshme prej 30m2 (tridhjetë metra katrorë);
7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, lokalit nr. 36, në sipërfaqe të përgjithshme prej 30m2 (tridhjetë metra katror), P-00413-2 ZK-Rahovec;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2024 dhe 2025, në vitin 2026;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2026;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Rahovecit 2026 – 2028;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim-plotësimit të draft-rregullores për Shërbime Publike 01 Nr.2917, i datës 26.10.2018;
12. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës personave fizikë dhe juridikë (objektit) te sheshi qendror;
13. Shqyrtimi dhe miratimi vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
14. Shqyrtimi i informatës së DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025-2026;
15. Shqyrtimi i raportit vjetor për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2025;
16. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
Shtesë
:
1. Shqyrtimi dhe miratimi për plotësim-ndryshimin e vendimit 01Nr. 87/2026, i datës 20.01.2026 për formimin e komisionit per dhenien ne shfrytezim te Hotel Park Plazës;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së parcelës, 71510057-02240-80 ZK Rahovec.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.