Një partneritet i ri për fuqizimin ekonomik të grave!

GIZ Kosova dhe Komuna e Ferizajt nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së fuqizimit ekonomik të grave.

Ky Memorandum u nënshkrua nga drejtori i GIZ për Kosovë, David Oberhuber, dhe Mario Eckardt në emër të GIZ-it, si dhe nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në emër të komunës.

Ky partneritet i financuar nga Gjermania do t’i mbështesë gratë në vend përmes:

Trajnimeve për ndërmarrësi për vetëpunësim

Mentorimit, trajnimit dhe mbështetjes përmes këshillave për biznes

Mundësive për rrjetëzim dhe shkëmbim njohurish

Promovimit të bizneseve dhe zejtarisë së udhëhequr nga gratë

Së bashku ndërtojmë një ekonomi lokale më gjithëpërfshirëse, ku gratë i kanë mjetet dhe mundësitë për të përparuar.

Bashkë me drejtorin e GIZ-it për Kosovë z. David Oberhuber dhe z. Mario Eckardt, nënshkruam sot marrëveshjen e bashkëpunimit përmes së cilës Ferizaj bëhet pjesë e programeve të trajnimit, mentorimit, rrjetëzimit e mbështetjes së bizneseve të udhëhequra nga gratë, hap ky tejet i rëndësishëm në vazhdën e programeve të qeverisë sonë lokale për fuqizimin ekonomik të gruas dhe bizneseve të udhëhequra nga gratë, ka shkruar në facbook, kryetari Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …