Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”, ku u diskutua për qeverisjen e ndjeshme gjinore dhe rëndësinë e kthimit të dialogut në veprime të matshme.

Me të pranishmit kryetari latifi ka ndarë përvojën e Komunës së Rahovecit në avancimin e barazisë gjinore, duke theksuar se përfshirja e grave në vendimmarrje është kyçe për zhvillim të qëndrueshëm. Vetëm gjatë vitit 2025, në takime, konsultime dhe dëgjime publike kanë marrë pjesë 1393 qytetarë, prej tyre 686 gra, ose 49.3%.

Në fund, Latifi pati bashkëbisedim me pjesëmarrësit dhe iu përgjigja pyetjeve nga gra të angazhuara në institucione dhe në organizata të ndryshme.

Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të qëndrueshëm, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U Shënua Përvjetori i 27-të i Masakrës në Celinë të Rahovecit

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen 75 martirët e fshatit Celinë, të rënë në 25 mars …