Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj u mbajt aktiviteti kulturor “Avancimet Kulturore Profesor Ajet Beqiri 2026”, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në këtë aktivitet mori pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kosovare Ahmeti, e cila përgëzoi pjesëmarrësit dhe vlerësoi lart nivelin e kreativitetit dhe angazhimit të të rinjve.
Ky organizim tashmë tradicional kishte karakter garues për nxënësit e shkollave fillore në dy fusha: Letërsi dhe Art Figurativ. Në të dyja fushat, juritë profesionale përzgjodhën më të mirët në mesin e shumë punimeve cilësore. Në fushën e letërsisë u paraqitën gjithsej 127 punime, ndërsa në fushën e artit figurativ morën pjesë 43 konkurrentë, gjë që e bëri përzgjedhjen e fituesve mjaft sfiduese.
Çmimet në fushën e Letërsisë
Ese:
Vendi i parë – Jon Dervishaj, SHFMU “Shotë Galica” Runik
Vendi i dytë – Florida Spahija, SHFMU “Rifat Mëziu” Skenderaj
Vendi i tretë – Enesa Mustafa, SHFMU “Ismet Uka” Ticë
Poezi:
Vendi i parë – Arigona Mustafa, SHFMU “Ismet Uka” Ticë
Vendi i dytë – Albertina Latifi, SHFMU “Migjeni” Kllodernicë
Vendi i tretë – Brahim Loshi, SHFMU “Faik Dragaj” Leçinë
Çmimet në fushën e Artit Figurativ
Vizatim:
Vendi i parë – Suela Asllani, SHFMU “Elena Gjika” Makërmal
Vendi i dytë – Vlera Lushtaku, SHFMU “Rifat Mëziu” Skenderaj
Vendi i tretë – Rinesa Koca, SHFMU “Drenica” Polac
Pikturë:
Vendi i parë – Mentor Tahiraj, SHFMU “Rifat Mëziu” Skenderaj
Vendi i dytë – Olti Veliu, SHFMU “Drenica” Polac
Vendi i tretë – Vlera Beqa, SHFMU “Abedin Rexha” Turiçec
Juria në fushën e Letërsisë përbëhej nga: Bedri Tahiri, profesor dhe shkrimtar; Zymber Hasani dhe Bahri Sejdiu, profesorë të gjuhës shqipe.
Juria në fushën e Artit Figurativ përbëhej nga: Rexhep Uka, profesor i artit figurativ; Mirvete Koca dhe Laura Isufi, profesoreshë të artit figurativ.
Falënderojmë familjen e Profesor Ajet Beqirit për bashkëpunimin dhe për setin e librave të dhuruara për shkollën që arriti suksesin më të mirë në këtë konkurs.
Zyrtarët e DKRS ndanë mirënjohje dhe shpërblime për të gjithë nxënësit fitues.