Kryetari Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA, të cilët prezantuan projektin “Rruga e Kosovës drejt Lumenjve të Lirë – Inventarizimi Fillestar i Digave në Drinin e Bardhë”.

Në kuadër të këtij projekti është realizuar për herë të parë identifikimi dhe inventarizimi i barrierave dhe strukturave të tjera, në lumenjtë e pellgut të Drinit të Bardhë në Kosovë, duke përfshirë edhe ato që ndodhen në territorin e Komunës së Deçanit.

Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e këtij procesi, që kanë sjellë për herë të parë një listë dhe hartëzim të barrierave ekzistuese në lumenjtë e vendit. Po ashtu, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të mbrojtjes së lumenjve, menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave dhe ruajtjes së mjedisit.

Kryetari Ramosaj i ka falënderuar ata për prezantimin e projektit dhe për punën e bërë, si një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së lumenjve dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …