27 VJET NGA MASAKRA E PASTASELIT

Në ditën e fundit të marsit të përgjakur të vitit 1999, ndodhi një prej krimeve më mizore nga kriminelët serbë në fshatin Pastasel të Rahovecit, ku u vranë 106 fëmijë, gra, pleq e burra të paarmatosur.

Banorë të Pastaselit, por edhe të fshatrave përreth, Guri i Kuq, Zatriq, Polluzhë, Kaznik, Kramovik, Çifllak, Senoc dhe nga komuna e Klinës dhe Malishevës, kishin gjetur vendstrehim në fshat për të shpëtuar veten dhe familjet e tyre nga krimet gjenocidiale serbe që kryheshin gjithandej Rahovecit dhe Kosovës.

Ajo ditë e përgjakshme fundmarsi, do të mbetet e pashlyer në kujtesën tonë, për krimet e llahtarshme që përjetoi populli ynë gjatë përpjekjeve për çlirim. Drejtësia dhe dënimi i krimeve të padënuara të 31 marsit 1999, do të jetë qëllimi ynë kryesor deri në realizim, për të qetësuar shpirtrat e familjeve dhe popullit tonë për humbjet e mëdha njerëzore.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve të luftës, ka thënë në fjalën e tij, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar se krimet e kryera nuk kursyen as të moshuarit, gratë dhe fëmijët. Ai bëri të ditur se në Pastasel të Rahovecit, së bashku me kryetarin Smajl Latifi, familjarë dhe bashkëpunëtorë, u nderua kujtimi i 106 martirëve të ekzekutuar nga ky fshat dhe nga fshatrat përreth, të cilët kishin gjetur strehë aty për t’i shpëtuar dhunës së armikut. Sipas tij, tragjedia nuk u ndal me kaq, pasi të njëjtin fat e përjetuan edhe 42 shqiptarë të pafajshëm nga fshati Burim i Malishevës, duke e çuar në 148 numrin e viktimave të kësaj masakre. Haradinaj theksoi se kujtimi për të rënët mbetet i përhershëm dhe se sakrifica e tyre është themel i rrugës së Kosovës drejt lirisë. Ai nënvizoi se përgjegjësia e brezave të sotëm është ta mbrojnë dhe ta forcojnë shtetin, për të cilin ata dhanë jetën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA, …