Në Deçan u mbajt mbledhja e III-të e Kuvendit Komunal

U mbajt mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Deçanit, e udhëhequr nga Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së, si dhe zyrtarë komunalë.

Në rend dite u shqyrtuan këto pika:

1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Marrja e vendimit për kompensimin e kryetarëve të këshillave të fshatrave;

3. Themelimi i Komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e shesheve, rrugëve dhe lagjeve urbane në territorin e Komunës së Deçanit;

4. Marrja e vendimit për aprovimin e anëtarëve të komisioneve për përzgjedhjen e zëvendësdrejtorit në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” – Deçan, drejtorit në SHFMU “Rexhep Kadrijaj” – Rastavicë, drejtorit në SHFMU “Dëshmorët e Vokshit” – Pobërgjë;

5. Marrja e vendimit për themelimin e SHFMU “Kuvendi i Verrave të Llukës”;

6. Rishqyrtimi i vendimit nr. 01Nr.V-5, dt. 27.06.2025, për ndarjen e një hapësire për ndërtimin e objektit për nevoja të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Deçan;

7.Të ndryshme.

Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje të ndryshme, ku anëtarët e Kuvendit parashtruan pyetje për Kryetarin Ramosaj dhe ekzekutivin, të cilat morën përgjigje përkatëse.

Mbledhja u transmetua drejtpërdrejt (live) edhe në faqen zyrtare në Facebook të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës,Ekrem Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues institucionalë, …