Përkujtohen dëshmorët e kombit Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati nderoi jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike për lirinë e Kosovës.

Në këtë nderim përveq kryetarit Kastrati, morën pjesë përfaqësues të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së (OVL e UÇK-së), Dega në Malishevë, të prirë nga kryetari, Metush Kryeziu, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë.

Kryetari Kastrati, në fjalën e tij, theksoi se sakrifica e dëshmorëve është themeli mbi të cilin është ndërtuar liria dhe shteti i Kosovës. Ai u shpreh se kujtimi për ta do të mbetet i përhershëm dhe obligim institucional e kombëtar për të ruajtur dhe kultivuar vlerat për të cilat ata ranë.

Edhe përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së në Malishevë vlerësuan lart kontributin dhe heroizmin e dëshmorëve Mazreku dhe Krasniqi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj.

Në shenjë nderimi, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve, ndërsa të pranishmit u përkulën me respekt para sakrificës së tyre sublime për atdheun.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës,Ekrem Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues institucionalë, …