U mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026

Në Skenderaj u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026, në të cilën mori pjesë Kryetari i Komunës z. Sami Lushtaku së bashku me anëtarët e KKSB-së.

Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u trajtuan këto pika të rendit të ditës:

1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

2. Miratimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2026

3. Diskutimi mbi situatën e vërshimeve gjatë muajit janar dhe masat përkatëse

4. Çështjet e sigurisë në komunikacion dhe në shkolla

5. Menaxhimi i mbeturinave, identifikimi i deponive ilegale dhe bashkëpunimi institucional për parandalimin e tyre

6. Të ndryshme

Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi, me fokus në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …