Në Nagac përkujtohen Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë, në 27-vjetorin e Përjetësimit

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe qytetarë, në 27-vjetorin e rënies, nderuan kujtimin për dy dëshmorët dhe pesë martirët e fshatit Nagac.

Në tokën e lirë që ata e ëndërruan dhe e mbrojtën me jetën e tyre, sot u bashkuan për t’i kujtuar me nderim dhe krenari. Përulemi me respektin më të thellë dhe me përkushtimin më të madh para emrit, veprës dhe sakrificës së tyre për liri!

Kujtimi i veprës së dëshmorëve dhe martirëve është i përhershëm, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët e kombit Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati nderoi jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, …