U Përkujtuan Dëshmorët dhe Martirët e Hoçës së Vogël

Sot në praninë e familjarëve, qytetarëve të shumtë dhe strukturave lokale të Rahovecit, u përkujtuan me nderim 9 dëshmorët dhe 34 martirët e Hoçës së Vogël, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë tonë.

Më 2 prill 1999, u krye një krim i rëndë ku humbën jetën edhe 15 fëmijë të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në historinë tonë.

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në fjalën e tij tha se më 2 prill 1999, forcat serbe kryen një krim të pashlyeshëm, duke ua marrë jetën 15 fëmijëve të pafajshëm dhe qytetarëve të tjerë të cilët ishin strehuar në Nagac, në fshatin që u bombardua nga aeroplanët luftarakë të armikut e që la plagë të thella në këtë vend që kurrë nuk u dorëzua.

Sot, në këtë datë, kujtojmë ata që ranë, duke e bërë të përjetshme lidhjen me tokën tonë të larë me gjak dhe me amanetin e tyre, për të jetuar të lirë dhe krenarë në hisen e Diellit që na takon.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve nga Hoça e Vogël, ka thënë kryetari Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët e kombit Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati nderoi jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, …