Komuna e Deçanit po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore

Komuna e Deçanit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe zhvillimore, të cilat çdo ditë po ia ndryshojnë pamjen qytetit dhe po përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Po vazhdon me intensitet zgjerimi i rrugës së qendrës në 4 korsi (Lebushë–Strellc), një projekt i rëndësishëm që do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë në trafik dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore në komunën e Deçanit.

Në funksion të përmirësimit të jetës aktive dhe shëndetit të qytetarëve, po zhvillohet ndërtimi i pishinës gjysmë olimpike dhe sallës së fitnesit, hapësira këto që do t’u shërbejnë veçanërisht të rinjve dhe sportdashësve.

Po ashtu, ka nisur ndërtimi i urës në fshatin Rastavicë, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës, i cili do të lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë ndërlidhjen mes komuniteteve.

Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar që përmes investimeve konkrete të krijojë kushte më të mira për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët e kombit Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati nderoi jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, …