Bashkëpunimi ndërkombëtar po sjell rezultate konkrete për Kryeqytetin

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka mirëpritur të enjtën në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laslo Istvan Dux.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar po sjell rezultate konkrete për Kryeqytetin, veçanërisht në pasurimin e jetës së fëmijëve përmes dijes dhe librave.

Gjatë takimit me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux, diskutuam për iniciativa që vendosin në qendër edukimin dhe qasjen në literaturë për më të vegjlit.

Një ndër lajmet më të rëndësishme është mbështetja e Ambasadës së Hungarisë për biblioteken e fëmijëve në Kryeqytet, përmes donacioneve me libra dhe materiale ndërkombëtare. Kjo do të thotë më shumë libra, më shumë mundësi leximi dhe më shumë dritare drejt botës për fëmijët tanë.

Përmes partneritetit dhe bashkëpunimit, po ndërtojmë një Kryeqytet ku dija është gjithmonë në qendër”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët e kombit Hidajet Mazreku dhe Fatmir Krasniqi në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati nderoi jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit, …