Në përvjetorin e 27 të rënies së dëshmorëve të kombit Jahir Mazreku, Hysen e Maliq Sopaj si dhe Shaqir Paçarizi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.
Me këtë rast, kryetari Kastrati, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, në nivel shtetit, Xhavit Jashari, të degës në Malishevë, Metush Kryeziu, vendosën lule pranë varreve të dëshmorëve, duke shprehur respekt dhe mirënjohje të thellë për sakrificën e tyre në shërbim të lirisë së vendit.
Ai theksoi se dëshmorët e kombit , Jahir Mazreku dhe Hysen e Maliq Sopaj, dhe Shaqir Paçarizi si dhe të gjithë dëshmorët e të gjitha luftrave për lirinë e Kosovës, janë themeli i lirisë dhe shtet ndërtimit, ndërsa kujtimi për ta mbetet obligim i përhershëm institucional dhe qytetar.
Në këtë përvjetor, u vlerësua lart kontributi dhe heroizmi i Jahir Mazrekut dhe Maliq e Hysen Sopaj dhe Shaqir Paçarizi, të cilët dhanë jetën për idealin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Në emër të familjarëve të dëshmorëve të kombit, foli Mevludin Mazreku dhe falënderoi të pranishmit që bënë homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Malishevë.
Lavdi Dëshmorëve të kombit dhe të gjithë të rënëve për Liri!