Artistët e Kosovës e  kanë organizuar ekspozitën “Artistët në hap me luftëtarët”

Artistët e Kosovës e kanë hapur sot në Prishtinë ekspozitën me titull “Artistët në hap me luftëtarët”. Duke folur për këtë ekspozitë, kryetari i Shoqatës Artistët për Artistët, Veton Gusia tha se artistët gjithmonë kanë qenë pjesë e ndodhive historike, dhe theksoi se sot janë mbledhur për të shprehur pakënaqësi lidhur me gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë. “Jemi mbledhë me shpreh një pakënaqësi lidhur me gjykimin e ushtarëve tonë dhe në të njëjtën kohë pa na duket po i gjykojnë edhe viktimat e luftës, edhe refugjatët edhe krejt vuajtjet tona, kështu që ne jemi mbledhë si artistë me tema të ndryshme të lira për me shpreh pakënaqësinë tonë në lidhje me gjykimin e ushtarëve tonë në Hagë” theksoi artisti, Veton Gusia. Atisti tjetër, Musë Prelvukaj theksoi mes tjerash se kjo “është një ekspozitë tematikë, është ekspozitë e revoltës sepse sot është përvjetori i gjykimit të padrejtë të kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë dua të them se po gjykohen edhe të rënët edhe të plagosurit edhe heronjtë e gjallë, njerëzit aktiv në politikën shqiptare që ishin pjesëmarrës në luftën clirimtare të Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …