Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qëndruar në Stubëll me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qëndruar në Stubëll me rastin e festës së Pashkëve, ku së bashku me Hysamedin Hoxhën ,kryetar i Bashkësisë Islame të Vitisë dhe bashkëpunëtorë të tjerë uroi Pashkët.

Me këtë rast, ai uroi famullitarin Don Fatmir Koliqi dhe të gjithë besimtarët, duke ju dëshiruar shëndet, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.

“Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin e tim personal, ju urojë të gjithë besimtarëve katolikë festën e pashkëve me shpresë që ajo të ju sjellë gëzim, paqe dhe harmoni në familjet e tuaj dhe ta kremtoni atë pranë njerëzve tuaj të dashur.

Pashkët përfaqësojnë një moment të rëndësishëm reflektimi dhe afrimi mes njerëzve pra le të jetë kjo ditë e bekuar një mundësi për të përçuar dashuri, solidaritet dhe mirëkuptim, duke ndarë lumturinë me të gjithë ata që na rrethojnë.

Për shumë mot gëzuar Pashkët”!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …