Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës

Në kuadër të muajit të pastrimit me moton “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar aksioni për pastrimin e hapësirave publike në fshatrat Burim, Astrazup, Pagarushë dhe Guriq.

Ky aksion po drejtohet nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i cili njëherësh udhëheq edhe taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit.

Në aksionin e sotëm kanë marrë pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarë të tjerë të komunës, si dhe njësia e “Eko Regjionit” në Malishevë. Kontribut të rëndësishëm në këtë aktivitet po japin edhe bizneset e Komunës së Malishevës, të cilat po ndihmojnë si me burime njerëzore, ashtu edhe me makineri për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave nga hapësirat publike.

Muaji prill është shpallur muaj i ambientit në Komunën e Malishevës.

Me rastin e fillimit të këtij aksioni, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka theksuar se përveç ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe mbajtjes së pastër të hapësirave publike, synimi është që Malisheva të bëhet komuna me ambientin më të pastër në vend.

Komuna e Malishevës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke qenë pjesë aktive e aktiviteteve të organizuara në kuadër të muajit të ambientit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Bubavec u mbajt akademi përkujtimore për Mentor Maliq Kryeziun

Në fshatin Bubavec është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim të Mentor Maliq Kryeziu, i …