VITI 2026 SHPALLET VIT I MBROJTJES SË MJEDISIT NË KOMUNËN E VITISË

Në një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shpallur vitin 2026 si Vit të Mbrojtjes së Mjedisit në territorin e komunës.

Ky vendim shënon një angazhim të fuqishëm institucional për mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e pasurive tona mjedisore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët. Në thelb të këtij vizioni qëndron kujdesi për tokën, ajrin dhe ujin, si vlera të përbashkëta që kërkojnë përgjegjësi dhe veprim të përbashkët.

Përmes këtij vendimi, Komuna e Vitisë synon të fuqizojë masat për zvogëlimin e ndotjes, mbrojtjen e biodiversitetit dhe ndalimin e praktikave që dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin publik.

Njëkohësisht, theksohet rëndësia e planifikimit të qëndrueshëm dhe e bashkëpunimit institucional për ruajtjen e ekuilibrit natyror.

Kjo është një thirrje për ndërgjegjësim dhe mobilizim të përbashkët, që secili nga ne të japë kontributin e tij në mbrojtjen e mjedisit për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Le ta bëjmë vitin 2026 një vit të veprimit për mjedisin!

Kontrolloni gjithashtu

Në Polac u bënë homazhe në nderim të të rënëve

Në nderim të të rënëve në Polac u përkujtuan me dhimbje e krenari të thellë …