U mbajt takimi i radhës për organizimin e festivalit “Nexus 2026” në Viti

Sot në Viti është mbajtur takimi i radhës lidhur me organizimin e festivalit më të madh elektronik në Kosovë, “Nexus 2026”, i cili pritet të mbahet gjatë këtij viti Kabash të Vitisë.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të Policisë, Shëndetësisë dhe institucioneve të tjera relevante.

Sipas organizatorëve, është bërë e ditur se synohet që çdo natë gjatë festivalit të jenë të pranishëm rreth 10 mijë persona.

Gjatë takimit u diskutua në veçanti për përgatitjet organizative, mbarëvajtjen e festivalit, krijimin e kushteve sa më të mira për pjesëmarrësit dhe vizitorët, si dhe çështje që lidhen me sigurinë, higjienën dhe menaxhimin e përgjithshëm të ngjarjes.

Me këtë rast, kryetari Haliti theksoi se Komuna e Vitisë do të ofrojë mbështetje të plotë për organizimin e këtij festivali, me qëllim që të sigurohet një organizim sa më i suksesshëm dhe dinjitoz.

Përndryshe, sipas ekipit organizues, “Nexus 2026” pritet të mbahet nga 23 deri më 25 korrik 2026 në Kabash të Vitisë dhe të mbledhë mijëra pjesëmarrës përgjatë tri ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Polac u bënë homazhe në nderim të të rënëve

Në nderim të të rënëve në Polac u përkujtuan me dhimbje e krenari të thellë …