Vazhdon aksioni “Për Malishevën e pastër” në disa fshatra të komunës sonë

Në kuadër të realizimit të projekt-aksionit të madh “Për Malishevën e pastër”, sot ka vazhduar grumbullimi i mbeturinave në hapësirat publike në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë.

Në këtë aksion, përveç zyrtarëve komunalë të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, kanë marrë pjesë edhe qytetarë, si dhe njësia LMT (Liaison Monitoring Team – Ekipi Ndërlidhës i Monitorimit), pjesë e KFOR-it në Malishevë, me mbështetjen e njësisë së “Eko-Regjionit” në Malishevë.

Përveç grumbullimit të mbeturinave, gjatë aksionit janë vendosur edhe shenja sensibilizuese për ruajtjen e ambientit, si dhe janë mbjellë fidanë.

Ky aksion do të vazhdojë deri në përfshirjen e të gjitha fshatrave të komunës, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe për të mbajtur Malishevën ndër komunat më të pastra në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Në Polac u bënë homazhe në nderim të të rënëve

Në nderim të të rënëve në Polac u përkujtuan me dhimbje e krenari të thellë …